Fëmijëria e Paris Hilton mesa duket është edhe më e errët dhe më traumatike sesa ajo ka zbuluar publikisht në të kaluarën. Në një intervistë të re me revistën Glamour, trashëgimtarja miliardere zbuloi se eksperienca e parë seksuale ishte kundër dëshirës së saj dhe ndodhi vetëm në moshën 15-vjeç. Hilton pretendoi se përdhunuesi i saj ishte një burrë i moshuar që e takoi në një qendër tregtare në Kaliforni.
Ngjarja e rëndë parapriu dy viteve të tjera të vështira në një shkollë në Utah, ku, siç ka thënë në intervistat e kaluara, i është dhënë me forcë lëndë narkotike.
“Isha vetëm një vajzë e vogël. Thjesht ndihem sikur fëmijëria ime është vjedhur nga unë”, tha ajo për Glamour, duke shtuar se e kaluara e vështirë ka ndikuar në marrjen e vendimit të saj dhe të bashkëshortit Carter Reum për të mirëpritur djalin e tyre, përmes një nëne surrogate.
Vetëm së fundmi ajo zbuloi me anë të një postimi në Instagram për emrin e djalit të saj.Ajo shpjegoi se vendosi ta quante të voglin Phoenix jo vetëm sepse ka një kuptim shumë domethënës, por edhe për nder të gjyshit të saj të ndjerë, Barron Hilton.