Reagimet kanë qënë të shumta pas fejesës Millie Bobby Brown me Jake Bongiov,djalin e këngëtarit Jon Bon Jovi. Ylli i serialit “Stranger Things” ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram se ajo dhe partneri i saj kanë hedhur hapin e radhës, pas dy vitesh lidhje.
Të dy pozojnë të përqafuar dhe duke buzëqeshur në një foto bardh e zi, që tregon unazën me një gur të aktores. Mirëpo, ndonëse disa u gëzuan për aktoren e tyre të preferuar, kishte edhe nga ata ndjekës që nxituan të komentonin se vendimi i saj nuk ishte i duhuri , për shkak të moshës së re.
Megjithatë, nuk është vetëm mosha e Millie Bobby Brown që shqetësoi publikun, por edhe ajo e të fejuarit të saj, pasi ai është vetëm një vit më i madh se ajo saktësisht 20 vjeç. Shumë ndjekës mendojnë se fejesa mes dy të rinjve nuk do të zgjasë shumë.