Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më merrnin në role, prandaj bëra filmat e mi

I ftuar së fundmi në podcast-in “Flet me Ilinisa Agollin, ka qenë aktori e prezantuesi Ermal Mamaqi.

Ai ka qenë i sinqertë duke rrëfyer gjithçka mes artit, biznesit dhe televizionit.

“Faktikisht, arsyeja se pse unë kam bërë filmat e mi, është se i kërkoja regjisorëve të ndryshëm të filmave që bëheshin në atë kohë, të më merrnin në filmat e tyre dhe asnjëri nuk më merrte. Dhe u futa, mësova, kam bërë regji filmi online dhe ‘production managment’ të filmit përsëri online dhe mësova se si bëhet filmi. Ngrita grupin tim dhe krijova filmin “2 Gisht Mjaltë” që është filmi më i shitur ndonjëherë në historinë e kinematografisë shqiptare. Dhe këtë e thonë faktet, nuk e them unë, e thonë numrat në kinema”.Mendoj se unë jam shumë elastik në transformimin e këtij personazhit tim, ta vendos në industri të ndryshme. Dhe mendoj që koha ime për atë shou që unë bëja, nga “6 ditë pa Ermalin”, “Xing me Ermalin”, pra ‘late night show’, e pashë që isha në rënie” tha Mamaqi