Era Istrefi feston ditëlindjen e 31-të, dhuratë luksoze për … veten
Era Istrefi, ka festuar 31-vjetorin e lindjes në stilin që i shkon më së miri,me shumë klas, vetëbesim dhe luks.
Përmes një postimi në InstaStory, këngëtarja ndau me ndjekësit disa momente të ditës së saj të veçantë, duke i falënderuar edhe me stil për mbështetjen.
Në njërën prej fotografive, Era shfaqet para një veture BMW X7 të zezë, e cila ishte dekoruar me një fjongo të madhe të kuqe, duke zbuluar kështu dhuratën që i ka bërë vetes me këtë rast të veçantë.
“From me to me”, shkroi ajo krahas fotos, duke lënë të kuptohet se këtë surprizë e kishte organizuar vetë për veten.
E veshur me një fustan të kuq të shkurtër dhe shumë elegant, këngëtarja dukej tejet provokuese dhe glamuroze, ndërsa pozonte para makinës luksoze.