Eni i “Big Brother” i jep fund beqarisë?

Disa fotografi të publikuara në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale, ku gazetarja Sonila Musai shfaqet me vello nusërie dhe Eni Tare, ish-banori i spektaklit Big Brither Vip 2, i cili shfaqet me kostum dhëndrri kanë nxitur kureshtjen e të gjithëve në rrjet.

E ndërsa nuk mungojnë urimet për një martesë të pa lajmëruar, është vetë moderatorja që shuan zërat, ndërsa thotë se nuk ka asnjë martesë, por bëhet fjalë për një set fotografik të realizuar për një promocion veshjesh.

Eni Tare ishte banori që u eliminua pak javë më parë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, dhe tashmë i është përkushtuar dhe pasionit të tij të modelimi.