Egli e bën Gjestin të flasë me veten: Mos rri në lidhje me mua, por mos u…

Rikthimi i Egli Takos në “Big Brother VIP 4” ka ndryshuar plotësisht dinamikat mes saj dhe Gjestit, duke sjellë tensione dhe përplasje mes tyre.

Ditën e sotme, Gjesti është parë i zhgënjyer dhe i tronditur nga sjellja e Eglit. Teksa ndodhej i vetëm në dhomën e grimit, ai ka folur me veten, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si po trajtohet situata mes tyre.

“Jo, Egli Tako, ka përfunduar. Ti me mua mos rri në lidhje, por mos u kthe kundër. S’po të ka hije, me më lënë mua në faj për çdo gjë. Jo valla! Po më duket me lënë unë në faj komplet veten dhe me u kry çdo send. Nuk ka zgjidhje tjetër,” u shpreh ai.