Këngëtari Ed Sheeran festoi publikimin e dokumentarëve të tij të rinj në New York ndërsa vazhdon të luftojë një çështje të të drejtës së autorit.
Familja e Marvin Gaye pretendon se Sheeran kopjoi këngën klasike të Gayle, “Let’s Get it On” – në gjykatë Sheeran i quajti pretendimet “fyese”. Nëse Sheeran rezulton përgjegjës, do të ketë një gjykim të dytë për të përcaktuar shumën e dëmit. Fituesi i Grammy tha se seriali nuk është një “pjesë propagandistike” dhe u besoi producentëve për të bërë diçka të ngjashme.
“Këtu shfaqen një sërë filmimesh. Është një dokumentar vërtet i bukur. Është e sikletshme për mua ndonjëherë ta shikoj, por mendoj se njerëzit do të lidhen me të.”
Seriali me katër pjesë i prezanton fansat me një anë private të Sheeran-it që ai mendonte se nuk do ta ndante kurrë. I gjithë seriali do të fillojë transmetimin në Disney që nga 3 Maji.