E papritur! Heidi Baci heq dorë përfundimisht nga Romeo, largohet nga Shqipëria! Çfarë ndodhi mes çiftit?
Ish-banorja e BBV3 Heidi Baci i ka dhënë fund karrierës së saj televizive në Shqipëri, ku duket se ka hequr dorë përfundimisht edhe nga Romeo.
Këtë lajm e bëri të ditur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u shpreh se ka nevojë të rigjejë veten dhe e ka të domosdoshme largimin nga Shqipëria, për t’ju bashkuar familjes së saj në Itali.
E pyetur nga Egla Ceno se nëse ajo ka një arsye për të kthyer kokën mbrapa këtu në vendin e saj, Heidi ngurroi të përgjigjej duke lënë vend për disa pikëpyetje.
“Unë nuk e di, kam disa gjëra këtu… punë. Nuk kam një përgjigje për pyetjen tënde”, u shpreh Heidi.
Mos vallë Heidi shpreson për një rikthim me Romeon apo ata thjesht vazhdojnë romancën e tyre dhe çdo gjë që bëjnë është për show?