Prej disa javësh, Big Brother VIP Albania ka bërë që shqiptarët nga mbarë bota t’i dërgojnë banorëve mesazhe e dhurata përmes një aplikacioni online të quajtur Big love.
Fansat mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera 3 euro deri në 100 euro, e cila është kurora.
Dhe një mesazh shumë i papritur ka shkuar sot në shtëpi. Sipas asaj që u shfaq në ekran Butrint Imeri i ka dërguar një mesazh Jorit.
“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!,” shkruhet në mesazhin që mban dërguesin: B…. Imeri KS.
Jori në dhjetor para se BBV të niste ka deklaruar se do donte të hynte në reality-show me Butrintin se i pëlqen shumë dhe është i bukur.
Pas hyrjes ajo e përmendi atë para Luizit duke e provokuar dhe duke thënë se është ish-i Kiarës. Kjo gjë preku edhe Luizin i cili i tha Jorit se e ka prekur në pikën e dobët.