Fotot që pushtuan rrjetet sociale! Dua Lipa shijon pushimet romantike në Palermo
Pas Shqipërisë, Dua Lipa po shijon pushimet në Palermo.
Lipa ka ndarë me miliona ndjekës në Instagram një seri fotografish mahnitëse nga pushimet e saj verorem ku po qëndron me partnerin e saj, aktorin britanik Callum Turner. Çifti duket më i lumtur se kurrë, duke shijuar bukuritë e qytetit historik dhe atmosferën magjepsëse të Siçilisë.
Në fotot që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, këngëtarja shqiptaro-britanike shfaqet me një stil boho-shik të kuruar me elegancë: fustane të bardha me dantella, bizhuteri me motive dielli dhe çanta me detaje tradicionale siciliane. Në disa prej imazheve, ajo dhe Callum shfaqen të përqafuar në rrugicat karakteristike të Palermos, duke marrë selfie apo duke shijuar darka romantike nën dritat e ngrohta të qytetit.
Pushimet e tyre përfshijnë edhe relaksin në det. Në disa pamje, çifti ndodhet në një jaht luksoz mbi ujërat kristal të Mesdheut. Dua Lipa shfaqet me bikini elegante dhe syze dielli, rrezatuese dhe e qetë, duke reflektuar atmosferën e lirshme që ofron vera mesdhetare.
Fansat kanë vënë re edhe detaje personale që ngjallën kuriozitet: tatuazhe të reja, manikyri me ngjyra të ndezura dhe një unazë e veçantë në gishtin e saj që ka ndezur spekulime mbi një hap më serioz në lidhjen me aktorin britanik. Duket se Palermo ka qenë jo vetëm një destinacion për relaks, por edhe një vend ku dashuria mes tyre është forcuar edhe më shumë.