Dua Lipa gjen dashurinë e re

 

Përfliteshin se ishin  në një lidhje që prej fillimit të këtij viti, mirëpo asgjë nuk ishte konfirmuar.Dua Lipa duket se ka konfirmuar lidhjen e shumëpërfolur me regjisorin greko-francez Romain Gavras.Së fundmi, Dua postoi një foto polaroid me një zemër të kuqe, ku shfaqen duke qeshur bashkë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, ishte single që nga ndarja nga i dashuri prej dy vitesh, modeli Anwar Hadid, në fund të vitit 2021, ndërsa Gavras u nda me Rita Orën në mars të atij viti, pas gjashtë muajsh lidhje.

Burime për The Sun bëjnë me dije se Dua dhe Romain janë njohur për disa muaj. Ata e kanë shijuar kohën së bashku. Ata janë takuar me njerëzit e afërm të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta.

Para se të konfirmohej lidhja, ata u panë së bashkë duke dalë të kapur prej dore nga një sfilatë në Paris.Dua dhe Romain u panë gjithashtu në një festë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve BAFTA.