Dua Lipa ka një tjetër projekt emocionues, teksa është gati të regjistrojë këngën për filmin e shumëpritur ‘Barbie’. Megjithatë, nuk do të kufizohet vetëm në të kënduarit. Një postimin e berë në faqen zyrtare të filmit Barbie dhe në llogarinë personale të këngëtares së njohur në Instagram, Dua Lipa shfaqet e veshur me një version të kukullës ikonike, si një sirenë.
MailOnline zbulon se këngëtarja Dua Lipa do t’i bashkohet projektit, duke publikuar një këngë hit të shkruar enkas për filmin. Përveç shkrimit të këngës për filmin e mbushur me yje, Dua Lipa do të luajë gjithashtu një version sirenë të ‘Barbie’, me një pamje që e tregon atë me një paruke blu, sytjena me shkëlqim blu dhe një fund të ngjashëm.
Ndërsa lajmi u mirëprit nga shumë fansa të etur, disa u zemëruan që kryesuesi i listës së Aqua në 1997 ‘Barbie Girl’ nuk u përdor, ndërsa të tjerë kërkuan që Britney Spears të performonte këngën.