Dua Lipa ka qenë prej kohësh një muzë për Versace.
https://twitter.com/i/status/1661147509681717248
Ajo hapi dhe mbylli sfilatën Pranverë 2022 në Milano, ishte imazhi i fushatës Dimër 2021, shpesh është fotografuar në krah të Donatella Versace dhe ka parakaluar me fustane Versace në tapetin e kuq. Dua dhe Donatella e kanë çuar bashkëpunimin e tyre një hap më tej.
https://twitter.com/i/status/1661070151175815185
Dua njoftoi në rrjete sociale se ka bashkë-dizenjuar një koleksion për Versace, “La Vacanza”, i cili u prezantua në Kanë.Këtij koleksioni i është gëzuar pa masë Donatella Versace, e cila ka një miqësi të ngushtë me Duan.Për Donatellen, Dua është supermodelja e Versace-s, super-dizajnerja e Versace-s.
https://twitter.com/i/status/1661094355333947404
Koleksioni shënoi përvojën e parë të Duas si dizajnere mode. Donatella tha se koleksioni “La Vacanza” ka të bëjë me “lirinë, argëtimin dhe vetëbesimin”, përcjellë përmes detajeve dhe motiveve si flutura kristali, ngjyra të ndritshme, shkëlqim metalik etj