“Donte të më jepte alkool”/ Einxhel Shkira trondit me deklaratën: Jam ngacmuar seksualisht në moshën 15-vjeçare
Enixhel Shkira mbrëmjen e djeshme ka bërë një rrëfim tronditës në “Goca & Gra”.
Ajo tregoi se në moshën 15-vjeçare ishte tentuar që të abuzohej seksualisht, kur ajo përpiqej të bëhej pjesë e aktiviteteve televizive për fëmijë.
“Që në fillimet e mia, besoj se njerëzit e dinë, ose dhe s’e dinë që kjo bota e showbizz-it, kjo fusha që kemi zgjedhur ne është e egër në format e veta dhe si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, këto programet kompetitive që kanë qenë, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, do të dojë të abuzojë me këto ëndrra.