Do mbyllet Big Brother këtë të shtunë?! Ja çfarë pritet të ndodh

Olti Curri ditën e sotme ka thënë se  nga burime të brendshme shumë të sigurta brenda produksionit është menduar që finalja të bëhet të shtunën. Ai tregon se sot do të jetë i eleminuari i radhës dhe më pas do të hapet një televotim flesh për finalistët.

“Flitet se nga ndikimi që kanë pasur familjarët pas të shtënave, ka pasur një presion të madh nga familjarët që të afërmit e tyre të lënë lojën për çështje sigurie dhe kjo ka shtyrë produksionin për ta mbyllur më shpejt. Sot eliminohet dikush dhe hapet një votim flesh për finalistët dhe më pas finalja i bie të shtunën, ose të martën, por zakonisht finalen mbahen në fundjavë”, thotë Olti Curri.