Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi feston ditëlindjen e 29-të, e cila këtë herë është më speciale sepse ajo është në pritje të ëmbël. Kështu ka thënë edhe vetë autroja e “Diell” në një postimi që ka bërë në orët e para të ditëlindjes, ku shihej në formë të mirë e veshur me një fustan elegantë dhe flokët të gjata në stil të valëzuar.
“#1”.03.2023 po e pres ditëlindjen e 29 me pritjen më të ëmbël në botë”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, një urim për këngëtaren ka ardhur edhe nga partneri i saj, Adis Patushi, i cili në dedikimi romantik tha se është i bekuar dhe dhe me fat që e ka në krah.
“Jam ma mirë me ty, kështu që rri me mua”. Gëzuar ditëlindjen dashni e imja! Jam i bekuar që m’ka ra me e krijuar dashnin më të madhe me ty! E jam me fat që të njoha ty më shumë se askush! Ma kënaq shpirtin që për asnjë ditë nuk u ndava prej erës tënde dhe ajri im është aroma jote! Të Dua, o mami i djalit tim! Gëzuar ditëlindjen mami Fifi. Me ty gjithë jetën”, ka shkruar ai në urim.
Ndërkohë, theksojmë që Fifi aktualisht ndodhet në Amerikë ndërsa ka konfirmuar se ka mbetur pak kohë derisa ajo të sjell në jetë fëmijën e saj të parë.