Dënohen sërish banorët e Big Brother VIP Albania, do të kenë 20 minuta ujë në ditë

Vëllai i madh ua bëri të ditur se banorët e BBVA do të kenë gjatë ditëve në vijim vetëm 20 minuta ujë në ditë.

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 2 nisi me dënime ndaj banorëve. Kjo pasi moderatorja e programit, Arbana Osmani, ua transmetoi atyre një klip që tregonte se si gjatë javës banorët kanë diskutuar mes vete se kë të nominojnë.

Dhe duke qenë se kjo gjë është në kundërshtim me rregullat e Big Brother, vëllai i madh ka vendosur që t’i dënojë banorët. Në një komunikim përmes zarfit të zi, vëllai i madh ua bëri të ditur se banorët e BBVA do të kenë gjatë ditëve në vijim vetëm 20 minuta ujë në ditë.

Me gjithë kundërshtimet e tyre, konkurrentët e spektaklit do të kenë vetëm 20 minuta për të kryer të gjitha shërbimet e ujit si: tualeti, larja enëve, pija dhe pastrimi i shtëpisë.