Gjesti dhe Egli kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Natyrisht në kuadër të lojës të Big Brother Vip Albania 4, por që do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre.
Ata po shkëlqejnë me paraqitjen e tyre, Egli në fustan nusërie teksa Gjesti me kostum të zi elegant. Ndërkohë celebrimi i tyre po bëhet nga moderatori i këtij programi, Ledion Liço.
Të pranishëm janë edhe opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Ballku e shumë ish-banorë të këtij formati. Për atmosferën po përkujdeset këngëtarja nga Kosova, Remzie Osmani dhe vëllai i saj, Nexhati.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ