Cristiano Ronaldo mohon thashethemet për një krizë me Georgina Rodriguez

 

Është përfolur nga mediat rozë për një krizë të mundshme mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez. Megjithatë,  futbollisti i njohur vendosi të sqarojë të gjitha aludimet për ndarje.Në rrjetet sociale 38-vjeçari  publikoi një fotografi, në të cilën shfaqet me Georgina Rodríguez më të lumtur se kurrë.

“Një dolli për dashurinë”,  shkruan Ronaldo në përshkrimin e fotografisë, duke hedhur poshtë spekulimet për ndarje.Edhe pak ditë më parë vetë bukuroshja theu heshtjen duke mohuar në mënyrë kategorike problemet në cift.

Mediat e huaja bënë të ditur më herët  se Ronaldo ishte i lodhur nga sjellja e të dashurës së tij dhe për këtë arsye lidhja e tyre hyri në një krizë . Ronaldo dhe Rodriguez  u takuan për herë të parë kur  futbollisti luante me Real Madridin dhe  që nga viti 2017 ata janë në një lidhje dashurie.