“Çmenden” fansat e Luiz Ejllit dhe dalin me ‘kërcënimet’ e papritura: Çdo gjë është fallco…
Që në fillim, Luizi ka treguar se nuk është aspak tipi i rrjeteve sociale. Para hyrjes në shtëpi, ai madje nuk kishte fare Instagram. Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother”, ka treguar se me shumë mundësi një mikesha e tij [Jurgena] mund t’i hapë Instagram. Megjithatë, së fundmi, duket se Instagramin e Luizit e ka marrë nën menaxhim, motra e tij. Kjo e fundit madje, e ka kthyer llogarinë në emrin e saj.
“Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit, që është zotëruesja e këtij Instagrami, do ta menaxhojë vetë.”
Profili që dikur kishte emrin e Luizit, tani ka emrin @ina.ejlli dhe një foto të Luizit me të motrën.
Megjithatë, njerëzit s’duken dhe aq të kënaqur me ndryshimet. Disa kanë kritika edhe për arsyen se ata që e menaxhojnë profilin, duket se s’kanë shumë qejf ta përmendim e ta përfshijnë Kiarën.
“Një pyetje për ty shoqja e Luizit që menaxhon këtë Instagram: I dëgjon deklaratat e Luizit për Kiarën? Më ç’të drejtë nuk e poston Kiarën se po na vini në dyshime?”, shkruan dikush.