Çfarë po ndodh në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’? Dea dhe Olta me lot në sy

Olta Gixhari, aktorja e cila ndodhet në lojë që në nisje të saj, është përlotur teksa ishte duke shkruar një letër për nënën.

E ulur në shtrat, Olta preket kur shkruan fjalë zemre për nënën e saj, së cilës i ka lënë për t’u kujdesur djalin 2-vjeçar, Amar.

“Më ka marrë malli, kam 2 muaj e ca pa e parë. Mirë ndihem, por 2 muaj e ca pa e parë e pa e dëgjuar” i thotë Dea Shpatit.

E pyetur nga Shpati se si do ndihet nëse e shikon sonte, Dea tha:

“Do isha shumë e lumtur”