Britney Spears i jep fund me Sam Asghari ?

 

Artistja Britney Spears duket se nuk po kalon momentet më të mira sa i përket jetës së saj private. Partneri i saj Sam Asghari është fotografuar nga paparacët pa unazën e tij të martesës, duke nxitur edhe më shumë thashethemet për një ndarje të mundshme mes çiftit.

Ndërkohë, ylli i popit është me pushime, por vendodhja ende nuk është bërë e ditur. Në këto pushime ajo shoqërohet nga menaxheri i saj i vjetër Cade Hudson. Dasma e çiftit ka qenë mjaft në fokus të mediave ndërkombëtare dhe rrjeteve sociale.

Spears, përmes postimeve të ndryshme ka ndarë shpesh momente të lumtura megjithatë ka patur shumë fansa që kanë patur dyshime për këtë lidhje. Disa përdorues në rrjtet sociale kanë spekuluar se dasma duket të jetë e rreme, duke thënë se e gjitha kjo mund të jetë bërë për arsye marketingu.

Spears dhe Asghari u martuan në Qershor 2022 në një ceremoni  luksoze në shtëpinë e saj në Kaliforni, ku morën pjesë yje të njohur të shoubizit. Dasma erdhi 15 vjet pas divorcit të saj nga ish-balerini, Kevin Federline, me të cilin ka dy djem.