Billie Eilish i jep fund lidhjes së dashurisë me Jesse Rutherford

Artistja Billie Eilish  i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me Jesse Rutherford pas rreth gjysmë viti lidhje.Edhe pse  romanca e tyre nisi mjaft mirë dhe Billie Eilish deklaroi se ishte e lumtur me partnerin e saj, lidhja e tyre përfundoi shpejt.

Duke folur për revistën People, një i afërm i Billie Eilish konfirmoi ndarjen duke thënë: ‘Ne mund të konfirmojmë se Billie dhe Jesse janë ndarë miqësisht. ’Ndër të tjera i afërmi i këngëtares i cili foli në kushte anonimiteti shpjegoi se thashethemet se lidhja e tyre përfundoi për shkak të një tradhtie të mundshme nuk janë të vërteta.

Dalja e tyre e fundit publike ishte në festivalin Coachella muajin e kaluar por nuk pati asnjë sinjal se marrëdhënia e tyre po kalonte një krizë.