Big Brother VIP, analisti Ramçaj: Eglën, Ilnisën dhe Meritonin do doja t’i shikoja të mbyllur në një dhomë
Analisti i Replikë, Meridian Ramccaj ka bërë një paralajmërim se ngjarje të reja mund të ndodhin në Big Brother.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Ramccaj thotë se do të donte t’i shikonte bashkë në një dhomë Eglën, Meritonin dhe Ilnisën.
Me sa duket Vëllai i Madh mund të ketë vendosur që t’i lërë bashkë tre banorët në një dhomë si formë dënimi, por edhe për t’u pajtuar. Mbetet për t’u parë nëse ky parashikim do të rezultojë i saktë.
Kujtojmë që Egla u përjashtua pak ditë më parë nga shtëpia e Big Brother VIP, pasi i hodhi verën në kokë Meritonit.
Megjithatë, më pas u publikua një video që tregonte Eglën të izoluar në një dhomë, duke ngritur dyshime se në fakt ajo nuk është përjashtuar.
Gjithë këto pikëpyetje pritet të marrin përgjigje mbrëmjen e sotme dhe të mësohen vendimet e Vëllait të Madh në lidhje me banorët.