Bebe Rexha goditet me celular teksa po performonte në Nju Jork

Një incident i rëndë ka ndodhur në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka mbajtur të dielën në Nju Jork.Teksa performonte në skenë, këngëtarja  u godit me një celular në   fytyrë nga një prej të pranishmëve në koncert.

https://www.youtube.com/watch?v=lgnfKVYaKxo&pp=ygURYmViZSByZXhoYSBwaG9uZSA%3D

Në videon e xhiruar nga fansat që ka qarkulluar në mediat sociale, këngëtarja e lindur në Brooklyn mund të shihet duke iu afruar para skenës, kur një telefon fluturon  drejt saj. Rexha më pas bie në gjunjë ndërsa një pjesë e stafit  nxitojnë në skenë për ta ndihmuar.

Ndërkohë, nëna e Bebe Rexhës zbulon se asaj iu desh të bënte tri qepje për shkak të lëndimeve që ka marrë.Një numër i lartë i fansave të Rexhës  reaguan me keqardhje ku dënuan sulmin e pakuptimtë ndaj këngëtares.

Koncerti i së dielës ishte pjesë e turneut të këngëtares dhe kauntatores 33-vjeçare, të titulluar Best F’n Night Of My Life. Ajo do të zhvillojë  katër koncerte  të tjera në Filadelfia, Maryland, Atlanta dhe në Florida.

 

Check Also

U nda por unazën me vlerë 5 milionë dollarë Jennifer Lopez refuzon t’ia kthejë Affleck

Jennifer Lopez u nda me Benn Affleck por unazën 5 milionë dollarësh që ky i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *