Arrestohet vajza e këngëtarit legjendar Mick Jagger
Vajza e këngëtarit legjendar Mick Jagger u arrestua pasi shkaktoi një skenë aspak të këndshme në një restorant.Sipas asaj që shkruan media rozë Page Six, 51-vjeçarja Jade Jagger ishte me partnerin e saj në një restorant të njohur në Ibiza të Spanjës. Stilistja ka qëndruar në një hotel në ishullin e njohur që nga 11 maji, sic edhe e konfirmojnë postimet në rrjetet sociale.
Nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike vajza e Jagger dhe partneri i saj debatuan me stafin, ndërsa nuk munguan as kërcënimet ndaj këtyre të fundit.Për të vënë nën kontroll situatën kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje forcat e policisë .
Vajza e Mick Jagger thuhej se u bë e dhunshme dhe agresive.Madje ajo nuk hezitoi të sulmonte edhe një oficere policie.Për ngjarjen e ndodhur ajo do të dalë para drejtësisë të enjten. Jade është një nga tetë fëmijët e Mick. Ajo është fëmija i tij i vetëm me ish-bashkëshorten Bianca Jagger.