Ariana Grande shqetëson fansat me pamjen e saj

Rënia në peshë e Ariana Grande duket se i ka shqetësuar fansat e saj, me disa që e kanë  quajtur artisten anoreksike. 29-vjeçarja ka vendosur t’i përgjigjet këtyre komenteve për trupin e saj përmes një videoje të re në TikTok .

“Mendoj se të gjithë duhet të jemi më të sjellshëm dhe më të kujdesshëm ndaj komenteve për trupin e të tjerëve. Dhe kjo vlen edhe për komentet pozitive , pasi fokusohemi shumë në pamjen e jashtme të një personi”, u shpreh Grande.

Në përgjigjen e saj në video, këngëtarja “Thank U, Next” theksoi më pas se nuk ka asnjë imazh ideal të bukurisë .

 “Personalisht, për mua, trupi qw kisha ishte versioni më i pashëndetshëm. Isha duke marrë shumë ilace  kundër depresionit dhe  ushqehesha keq prandaj isha më e shëndoshë:, tha Ariana.

https://www.youtube.com/watch?v=S-WT20VX8q8&pp=ygUSYXJpYW5hIGdyYW5kZSB0aWsg

Kjo është një paraqitje e rrallë  e këngëtares në rrjetet sociale  e cila ka qenë e  zënë me xhirimet e  filmit të ardhshëm  “Wicked”, i cili do të jetë me dy pjesë. Pjesa e parë e “Wicked” pritet të dalë në vitin 2024.