Antoneta zbulon kush është finalisti i katërt i BBV


Banorja e BBV, Antoneta Koçi në një interevistë televizive ka folur për finalistin e katërt të realityshow-t që dëshiron t’ju bashkohet edhe tri finalistëve të tjerë.

Finalisti i katërt sipas Antonetës?

Nita por mua personalisht do të më pëlqente Qetsori. Kristi nuk është i sinqertë, ka mitizuar personazhin e tij. Nita bën disa goditje të pabesa herë pas here dhe nuk më vjen shumë ta shoh si fituese sepse jam ndjerë keq nga mini goditjet e saj. Qetsori është shumë karizamtik. Edhe situatat kundra vetes i ka kthyer në favor të tij. Sado të ketë patur një luftë të fortë ka shumë takt dhe etikë në lojë.

Nga ndryshon edicioni i parë i “BBV” nga edicioni i dytë sipas Antonetës?

Më i vështirë i dyti dhe jo aq me emocione pozitive. Ajo pjesa e elementeve argëtuese ka munguar.

Banorët më real, më përzemër dhe banorët që nuk do i qasje aty brenda?

Olta Gixhari më duket shumë reale, Vis Pupa, Qetsori, Nita dhe Diola. Këta personazhe nuk janë përpjekur të ngrejnë një përsonazh tjetër, i kanë qëndruar karakterit të tyre. Më problematikët janë Luizi, të hap punë ai njeri. Duhet të jesh me një sy hap dhe me një sy mbyll se nuk i dihet, (qesh).