Angelina Jolie dhe Halle Berry për herë të parë bashkë në ekran

Dy yjet e kinematografisë, fituese të cmimeve  “Oscar”, Angelina Jolie dhe Halle Berry, bashkohen  për projektin e ardhshëm të zhanrit triller dhe aksion, “Maude v Maude”, kjo pasi “Warner Bros” i ka siguruar të drejtat autoriale të realizimit të filmit, pas një lufte ofertash me shumë studio.

Mediat rozë bëjnë me dije se  Jolie dhe Berry po ashtu shërbejnë si producente të filmit, krahas Holly Jeter, Jeff Kirschenbaum dhe Joe Roth. Roseanne Liang vjen në rolin e regjisores kurse për skenarin, Scott Mosier.Filmi pritet të ngjasojë  me hitet  e  filmave si  “James Bond” dhe “Jason Bourne”, por detaje të sakta rreth temës që do të trajtojë  nuk janë zbuluar ende.

Halle Berry aktualisht është duke punuar me producenten e njohur, Holly Jeter, në filmin e ri me titull, “Never Let Go”, i cili rrëfen historinë e një nëne dhe djemve të saj binjakë, të cilët për vite me radhë janë torturuar nga një fantazmë e keqe. Por, ata qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur që kurrë të mos e ndryshojnë lidhjen mes familjes së tyre.

Ndërsa, një prej projekteve të ardhshëm të Joliet do të jetë biografi dhe e sjell atë në rolin e këngëtares së operës, Maria Callas.Në filmin me titull “Maria” dhe me regji të Pablo Larrain, aktorja 47-vjeçare do të portretizojë sopranon e njohur greke me origjinë amerikane.