Alban Hoxha surprizon Çiljetën, përlotet fermerja, ja dedikimi emocionues i këngëtares për partnerin

Pak  orë para spektaklit një dron ka mbërritur në “Ferma VIP”. Ka qenë Çiljeta fermerja që është surprizuar.

Një dron i ardhur nga partneri i saj ,portieri Alban Hoxha, e ka përlotur këngëtaren.

Në banderolë shkruhej: Çiljeta jemi me ty!

Çiljeta është përlotur dhe e ka kuptuar menjëherë që droni ishte nga partneri i saj, Albani, kjo pasi në sfond u vendos kënga e tyre e preferuar.

“Ma ka nisur Albani, se më vendosën këtë këngën. Të dua shumë Albani”, tha Çiljeta.

Fermerja gjithashtu ka dhuruar një moment emocionues duke shprehur dashurinë partnerit të saj.

 “Albano ti e di që unë të dua shumë, s’ka nevojë të ta them. Sillu mirë, mbaji çunat afër të dy njëri me tjetrin. E di që më ndjek dhe fle e zgjohesh me mua. Të dua shumë dhe sillu mirë. Të kam zemrën time dhe dashurinë time më të madhe”, u shpreh Çiljeta.