Akil Varfi tregon bisedën me Masimilianon: Ka një muaj që e kam kuptuar falsitetin e Heidit
Aktori Akil Varfi ka treguar bisedën me Massimiliano Varresen, me të cilin Heidi Baçi pati një raport brenda Grande Fratello në Itali.
Varfi theksoi se u bë kohë që e ka kuptuar që Heidi është falso, teksa të tjerët nuk e shohin diçka të tillë.
“Bëra një status për Heidin ku i bëra tag Masimilianos dhe më shkruajti Masimiliano dhe më tha: Më fal po s’po arrij të kuptoj. I thashë në anglisht ” e di si është puna, unë veç po shpresoj që kur të vij në moshën tëndë të mund të kap mish të freskët, isha duke dhënë opinion për të dashurën tënde. I bëri like. Unë ka një muaj që e kam kuptuar falsitetin e kësaj vajze. Si nuk arrijnë ta shohin të tjerët?”, tha ai.