Vuçiç: Unë jam Trump në Ballkan, CNN gënjen për…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e ka krahasuar veten me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, duke akuzuar rrjetin CNN për gënjeshtra në lidhje me protestat masive kundër qeverisë së tij.
Në një intervistë për Washington Examiner, Vuçiç tha se CNN po e trajton atë njësoj siç e trajtoi Trumpin në SHBA. “CNN flet kundër meje ashtu siç foli kundër presidentit amerikan Donald Trump. Të dashur miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të kuptoni gjithçka. E vërteta është në anën e kundërt të asaj që thotë CNN”, u shpreh ai.
I pyetur për protestuesit, Vuçiç tha se ata “kanë shkatërruar 186 traktorë” dhe shtoi se nuk kishte pasur përplasje me policinë, përveç rasteve të izoluar. “E vetmja përleshje e madhe që ata patën ishte mes tyre. Askush nuk iu përgjigj, nuk donim të arrestonim askënd. Në fund na u desh të arrestonim 44 persona. 13 persona u arrestuan sepse ishin të dehur ose duke shkaktuar dhunë”, tha presidenti serb.
Fjalët e Vuçiç vijnë në një kohë kur Serbia po përballet me protesta të mëdha kundër qeverisë së tij, ndërsa mediat ndërkombëtare po raportojnë për tensionet në rritje në vend.