Sot në Strasburg do të nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ceremonia do të fillojë në orën 14:45 dhe pas ceremonisë së nënshkrimit ku Zëvendëskryeminsitri dhe kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian së bashku me eurodeputetin dhe raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten.
Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ