Vuçiç kërkon takim urgjent me NATO dhe Këshillin e Sigurimit/ Duhen çarmatosur shqiptarët

Presidenti serb kerkoi një takim urgjent me shefin e NATO-s Stoltenberg dhe një seance urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pasi sipas tij duhen çarmatosur shqiptarët.

Aleksander Vuçiç/ President i Serbisë : Këshilli i Sigurimit i OKB-se duhet që të kërkojë nga KFOR-i që menjëherë të bëjë çmilitarizimin e të gjitha formacioneve të armatosura shqiptare në Kosovë. Gjërat atje kanë dalë jashtë kontrollit. Në Prishtinë kanë marrë vendim që të arrestojnë, vrasin apo largojnë nga Kosova serbët më aktivë që janë rezistencë ndaj regjimit të Albin Kurtit. Aksioni i persekutimit dhe spastrimit etnik të popullit serb është mirë i organizuar nga regjimi i Prishtinës dhe i përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare. Dua t’jua përsëris BE-së dhe SHBA-ve, se do të përmbushim gjithçka, por presim që të formohet bashkesia e komunave serbe dhe lirimin e të gjithë të arrestuarve ne Kosove.

Vucic paralajmeroi nenshkrimin javën e ardhshme të vendimit për ndalimin e eksportit të municioneve dhe armëve qe prodhohen ne vend pasi sipas tij serbet duhet që të përgatiten në rast agresioni ndaj tyre.  Presidenti serb hodhi poshte pretendimet e deputetes britanike Alicia Cairns, se serbet po fusin arme ilegalisht ne Kosove duke perdorur ambulance mjekesore.