Vuçiç i bindet BE-së, pranon draftin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Presidenti i Serbise Aleksander Vuçiç duket se ka bërë hapa pas në marrëdhëniet me Kosovën.

Lajmin e bëri te ditur zyrtari i lartë i BE-së i cili mban rolin e të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak.

Ne nje dalje per mediat pas takimit ai u shpreh se “Presidenti Vuçiç demonstroi një qasje të përgjegjshme dhe gatishmërinë për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe të ardhmes evropiane të Serbisë”,

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Presidenti Serb duke thënë se vendi i tij mund te përballet me probleme dhe sfida nëse nuk pajtohej me propozimin evropian. Serbia është e gatshme të pranojë konceptin dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar, duke ritheksuar rëndësinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe,- shtoi ndër të tjera shefi i ekzekutivit serb.