Vuçiç: Asnjë shenjë në horizont për njohje të Kosovës

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Serbia është e gatshme të punojë në shumë gjëra që dalin nga propozimi evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë,.

“Ka të bëjë me faktin se unë nuk dua dhe nuk mund të bisedoj për njohjen reciproke, njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, deklaroi Vuçiç për televizionin publik serb, RTS.

Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel më 27 shkurt dhe u pajtuan që të vazhdojnë bisedimet për zbatimin e propozimit evropian për normalizim. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, një ditë pas këtij takimi konfirmoi se liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan propozimin evropian për normalizim dhe se tani po punojnë për modalitetet e zbatimit të marrëveshjes.

“Ne kurrë nuk kemi negociuar në fshehtësi. Asnjëherë nuk kemi fshehur asgjë”, tha Vuçiç.  Presidenti i Serbisë konfirmoi se teksti i publikuar nga BE-ja, pas raundit të bisedimeve në Bruksel, më nuk mund të negociohet dhe është shndërruar në një kornizë për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. I pyetur për nenin që thotë se Serbia nuk do ta bllokojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, Vuçiç tha se nuk e nënshkroi propozimin evropian.

Vuçiç tha se diskutimet për zbatimin e planit do të ndodhë gjatë vizitave që i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, në Prishtinë dhe Beograd. Ai tha se është i gatshëm të negociojë në zbatimin e pjesëve të propozimit, sikurse përfaqësimi rajonal, vulat doganore, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

Vuçiç tha se propozimi i BE-së erdhi si një ide nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Ata e sollën dokumentin. Nuk kishte fare mundësi për negociata. Ata thanë kjo është merre ose lëre’, Dhe ata më thanë qartë se refuzimi i propozimit do të thotë ndalim të integrimit në BE, ndalim të investimeve, ulje të nivelit të punësimit, tërheqje të investimeve. Dhe një sërë masash të tjera gjithëpërfshirëse, duke përfshirë izolimin e Serbisë nga bota tha Vuçiç dhe shtoi se kur dikush është në pozitë udhëheqëse në shtet, duhet të mendojë edhe për pasojat.