Vritet në atentat shqiptari në Selanik

Këto janë pamjet kur një shqiptar rreth 50 vjeç vritet me armë zjarri në afërsi të një pike karburanti në qytetin e Selanikut rreth orës 13 të kësaj të enjte. Video e kamerave të sigurisë që kanë publikuar mediat greke, tregojnë momentin kur viktima tenton të godasë autorin me një send që e ka në dorë teksa ai ndodhet brenda në makinë.

Por goditjet që ai i jep autorit vijojnë për pak sekonda, pasi për shkak të plumbave të marra ai shembet në tokë. Në këtë moment autori largohet me makinë.Sipas asaj që raportojnë mediat, viktima u godit me armë zjarri pas një konflikti banal, me autorin që dyshohet se qëlloi për të paktën 3 herë me armë zjarri shqiptarin. Për kapjen e vrasësit policia po kryen kontrolle të shumta në zonën kur ka ndodhur ngjarja, si dhe po heton shkaqet e këtij konfliktimi që prodhoi një viktimë.