Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur ditën e nesërme ditë zie në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.
Lajmi është bërë i ditur nga presidenca përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Presidentja Vjosa Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim BunjakuPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit”.
“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ