Nga Bratislava ku merr pjesë në forumin e sigurisë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, prezantoi një iniciativë të re për zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
URSULA VON DER LEYEN PRESIDENTE E KE-SË: Është një plan i ri rritje për Ballkanin Perëndimor. Duam ta ndërtojmë mbi progresin e arritur muajt e fundit.
Në fjalën e saj, ajo u shpreh se BE-ja synon që të dërgojë disa prej përfitimeve të anëtarësimit të BE-së për njerëzit e Ballkanit Perëndimor që në këtë moment. Plani i ri i BE-së konsiston në katër pika.
URSULA VON DER LEYEN PRESIDENTE E KE-SË: E para, të sjellim Ballkanin Perëndimor më afër Tregut të Përbashkët të BE-së. Së dyti, të thellojmë integrimin ekonomik rajonal. Së treti të përshpejtohen reformat themelore dhe së katërti, të rriten fondet e para-anëtarësimit.
Presidentja e KE-së tha se kjo është qasja e re e Bashkimit Europian.
URSULA VON DER LEYEN PRESIDENTE E KE-SË: Ne nuk kërkojmë vetëm nga partnerët tanë që të ndërmarrin hapa të rinj drejt nesh. Gjithashtu, edhe ne bëjmë një hap të madh drejt tyre. Në këto kohë të trazuara, ky plan me katër pika është oferta e duhur për Ballkanin Perëndimor.
Ballkani Perëndimor dhe Unioni po afrohen gjithnjë e më shumë. Ky është rasti për të kapur momentin, për të krijuar një Evropë më të bashkuar”, u shpreh në fund të konferencës Von der Leyen.