Shefi i grupit të parlamentit të AAK-së, Besnik Tahiri në një deklaratë për mediat ka komentuar refuzimin që kryeministri Albin Kurti ka bërë për tu takuar këtë të enjte me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Tahiri në fjalën e tij është shprehur se është i papranueshëm dhe një veprim skandaloz për të gjithë shqiptarët qëndrimi i Kurtit, i cili ka refuzuar takimin me kryeministrin Rama. Ndër të tjera ai ka deklaruar se Rama sërish ka bërë një tjetër hap dhe ka urdhëruar nënshkrimin e marrëveshjeve, që ishte dhe kushti i Kurtit.Ai ka bërë thirrje për reflektim dhe shpreson që ky takim të realizohet.
BESNIK TAHIRI SHEFI I GRUPIT PARALAMENTAR TË AAK-SË: Sa i përket vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, ajo që mund të them është se kryeministri Edi Rama vjen në shtëpinë e tij, te vëllezërit dhe motrat. Mospranimi i takimit të kryeministrit të Shqipërisë nga Albin Kurti është një nga skandalet më të mëdha. Edi Rama është kryeministër nuk vjen si person privat, ai përfaqëson një shtet që është anëtarë i NATO-s dhe mbi të gjitha është një mik që shihet se ka një brengë në Kosovë për atë që po ndodh. Takimi duhet që të ndodhë pasi Rama ka bërë një tjetër hap dhe ka urdhëruar ministrat e tij që të firmosin marrëveshjet e kërkuara nga Kurtoi. Këto refuzime zbardhin në agjendë hipokrite dhe mashtruese që Kurti ka pasur prej kohësh që i ka harruar të gjitha e shikoj si një veprim skandaloz dhe kërkesa jonë është që të ketë takim.
Gjithashtu Tahiri ka folur edhe në lidhje me situatën në veri, ku thekson se masat që merren nga qeveria duhet që të diskutohen në kuvend.
BESNIK TAHIRI SHEFI I GRUPIT PARALAMENTAR TË AAK-SË: Kemi ngritur një mocion për shkak se mendojmë se mënyra e vetme demokratike është kjo. Kemi qenë të qartë që nga fillimi. Sa i përket masave të qeverisë, masat i bëjmë në Kuvend. Platformën e debatimit publik, e adresimit të temave e shikojmë këtu. Përderisa në aspektin e bojkotimit, ne kemi marrë një vendim që do të reflektojë në komisione mirëpo ne shohim rrugën tjetër. Rruga është që partitë opozitare që kanë biseduar me shefat e grupave, kanë shprehur gaditshmëri të vendosin nënshkrime dhe të sjellin në vendim në kuvend.