Ushtria serbe e gatshme për ndërhyrje në Kosovë

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, deklaroi se ushtria serbe do të qëndrojë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake te pakten deri të premten. Sipas Vuçeviç konfirmoi se formacionet ushtarake janë vendosur plotësisht përgjatë kufirit me Kosovën. Per ministrin e mbrojtjes serbe njësitë e Forcave të Armatosura janë të përgatitura që të mund të kryejnë çdo detyrë nese jepet urdhër nga Presidenti Vuçiç si komandant suprem.

Gjithsesi ai pret që kriza aktuale në Kosovë të zgjidhet politikisht dhe jo me luftë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, është në bisedime të vazhdueshme me KFOR-in, detyra e të cilit, sipas Vuçeviçit, është të sigurojë paqen dhe sigurinë e popullit serb në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 dhe me Marrëveshjen Ushtarako-Teknike te Kumanovës.

Edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, theksoi se situata në Kosovë është e tensionuar dhe më e vështirë se herët e tjera. Sipas Brnabiç reagimi i Kfor-it ishte shumë me vonesë pasi detyra e tij është mbrojtja e interesave dhe paqes së popullit të Kosovës e jo, siç thotë ajo e uzurpatorëve.

Ata duhet të ishin atje të premten ashtu siç janë sot tha Brnabiç para gazetareve. Përfaqësuesit e Listës Serbe i kanë dorëzuar Kfor-it dy kërkesa – që kryetarët e rinj shqiptarë të mos hyjnë më në objektet komunale dhe që njësitet speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen menjëherë nga komunat me shumice serbe.