Trupat amerikane të KFOR- it ruajnë zyrën komunale në Leposaviç
Autokolona e trupave polake të NATO-s ishte e para që arriti në veri të Kosovës të premten. Përforcimet jane pjesë e 700 trupave reja të diskokuar nga NATO për të ruajtur sigurinë.
https://twitter.com/i/status/1664314303921504263
NATO vendosi se 700 paqeruajtës shtesë do të disloklohen në Kosovë në përgjigje të krizës. Lulzim Hetemi, një kryetar komune shqiptare etnike në Leposaviq, ka qenë në zyrën e tij që nga fillimi i javës.
https://twitter.com/i/status/1664234877242277889
Deri tani nuk raportohet për incidente. Homologët nga Zveçani dhe Zubin Potok kanë punuar nga fshatrat e tyre të lindjes. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se nuk do të tërhiqet nga vendimi i tij për të vendosur kryebashkiakë shqiptarë etnikë në zonat me shumicë serbe.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka drejtuar gjithashtu edhe një mesazh për të dyja palët.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-S JENS STOLTENBERG: Mesazhi ynë si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën është se ata duhet të angazhohen me mirëbesim në dialog, kjo është e vetmja rrugë drejt paqes.
Dhuna nisi pasi autoritetet e Kosovës, të mbështetura nga njësitë speciale të policisë, vendosën kryebashkiakë shqiptarë etnikë në zyrat në komunat veriore. Serbët rrethuan ndërtesën në Zveçan për të mos lejuar hyrjen e kryetarëve të komunave. 30 trupa paqeruajtëse të NATO-s dhe 52 protestues serbë u plagosën.