Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafa Shemi u rrëmbyen nga forcat serbe brenda territorit të Kosovë. Tre policët kosovare dalin para gjykatës serbe. Tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe dy ditë më parë (14 qershor) ndodhen në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kralevë.
Kështu bën me dije avokati serb, Çedomir Stojkoviç, i cili tha se deri në orën 12:30 duhet të vendoset për ta pasi iu skandon 48 orëshi i ndalimit policor. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafa Shemi u rrëmbyen nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë tre shpërthime kanë ndodhur gjatë natës në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut.
VIJON….
Regjistrohu në buletinin tonë informativ