Tensionet në veri/ Yuri Kim: Udhëheqësit të lënë egon dhe të marrin në konsideratë miqtë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim u pyet edhe për tensionet në veri të Kosovës dhe qëndrimin që ka mbajtur faktori ndërkombëtar lidhur me këtë çështje. Gjatë fjalës së saj, ambasadorja tha se duhet lënë mënjanë egoja personale dhe të dëgjohen këshillat e miqve ndërkombëtarë.

YURI KIM: Pozicioni i SHBA është shumë i qartë. Sa i përket asociacionit udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord për këtë, për rrugën përpara e cila do të përfundonte me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se njerëzit kanë nevojë t’ju rikujtohet se sa shumë besojnë SHBA në Kosovën. Dashuria që kemi, angazhimi për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, nëse doni prova do t’ju rikujtoj të hidhni sytë disa vite më pas. Çështja qëndron se cilat hapat që të dyja palët të lëvizin së bashku. Kjo është koha që liderët duhet të lënë mënjanë egon dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare, për atë që u thonë miqtë e tyre dhe të marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre.

Gjatë fjalës së saj ambasadorja Kim u shpreh se udhëheqësit e Serbisë dhe të Kosovës duhet të lënë mënjanë egon e tyre dhe të ecin përpara.