SKANDALI me deputetin serb, shihte porno teksa në Kuvend flitej për Kosovën. Daçiç e detyron të japë dorëheqjen

Skandal në Serbi.

• Deputeti Zvonimir Steviç zuri faqet e para të lajmeve, pasi u kap duke parë video porno në seancën plenare ku po diskutohej çështja e Kosovës.

• Disa orë më pas, pasi bëri bujë në rrjet njoftoi dorëheqjen nga mandati.

• Por duket se nuk kishte vullnetin e tij të plotë.

• Kreu i SPS-së, Ivica Daçiç, i kërkoi Steviçit lënien e mandatit.

• Pas shumë diskutimeve, ai iu drejtua Daçiç me fjalët: Unë jam ushtar partie. Unë do të bëj atë që ju kërkoni.

• Steviç ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Kosovën , si dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe Legjislacion dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Çështje Administrativo-Buxhetore dhe Mandat-Imuniteti.

• Në të njëjtën kohë, ai është kryetar i komitetit krahinor të socialistëve për Kosovën.