Nik Gjeloshaj ka arritur të sigurojë fitoren në zgjedhjet vendore që u mbajtën ditën e djeshme në Komunën e Tuzit në Mal të Zi duke e qeverisur edhe për një tjetër mandat këtë komunë.
Koalicioni “Forumi Shqiptar” ka marrë 18 mandate dhe zyrtarisht fiton të drejtën edhe për kryetarin e komunës së Tuzit.
Nik Gjeloshaj ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen, dhe tha se kësaj here i kemi bashkuar shqiptarët kudo që janë. Fitorja absolute është përgjegjësi më e madhe për ne për të punuar edhe më shumë katër vitet e ardhshme
“Faleminderit të gjithë votuesve, se sot kanë dalë në mënyrë demokratike kanë shprehur vullnetin e tyre dhe kanë treguar se malësia do bashkim do zhvillim. Shqiptarët vazhdojnë me qeveris, kemi qeveris mirë.
Kjo është nota që na kanë dhënë qytetarët e malësisë. Falënderoj të gjithë ata që në kanë përkrah, të gjithë diasporën, shqiptarët kudo që janë për mbështetjen që na kanë dhënë.
Edhe kësaj here i kemi bashkuar shqiptarët kudo që janë. Fitorja absolute është përgjegjësi më e madhe për ne për të punuar edhe më shumë katër vitet e ardhshme”, tha Gjeloshaj.