Sekuestron policia megaoperacionit “Eureka”

Dalin pamjet e megaoperacionit “Eureka” që ka shkatërruar disa banda kriminale që kishin lidhje me mafian e Ndragheta.

108 persona janë arrestuar pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Itali në disa qytete të vendit, ndërsa në pamje duken qartë armët e gjetura, pakot me kokainë dhe bizhuteritë e shtrenjta bashkë me orat Rolex. Të arrestuarit janë nën akuzë për trafik ndërkombëtarë drogë në sasi të mëdha, pastrim parash, grup të strukturuar kriminal, trafik armësh.

Po ashtu, sipas hetuesëve, grupet e trafikut të kokainës do të pastronin rreth 22.3 mln euro, të gjitha këto të ardhura nga krimi. Paratë dërgoheshin në Panama dhe në vende të tjera, ndërsa në Europë pastroheshin duke hapur lavazhe.