Rumani/Plagosi me thikë pronarin e klubit,në kërkim 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga shteti rumun, pasi ka plagosur me thikë një nga pronarët e klubit Nuba në Bukuresht.

Sipas mediave vendase raportohet se shqiptari, i identifikuar si Elis Rroshkodol, 35 vjeç dyshohet se është larguar nga Rumania dhe mund të ketë ardhur në vendin tonë.

Ndër të tjera thuhet se i riu shqiptar dyshohet se pa asnjë shkak është ngritur nga tavolina ku qëndronte dhe është drejtuar nga ajo e pronarit, duke e plagosur me thikë.

Ndërkohë autoritetet rumune vijojnë punën për kapjen e tij.