Rama nga Moldavia i kërkon Vuçiç njohjen e Kosovës

Kryeministri Rama dhe presidenti serb Vuëiç kanë shfrytezuar mbledhjen e komunitetit politik evropian në Moldavi për të shkëmbyer pikpamjët e tyre rreth situatës në veri të Kosovës

Rama shprehet pas takimit me anë të një statusi ne faqen e tij në Facebook se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike.

EDI RAMA KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË :Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”

Të pranishëm në takim ishin edhe drejtues të tjerë europianë si dhe kryetarja e Komisionti Europian Ursula Von Der Leyen. Vete presidenti serb ka shkruajtur ne facebookun e tij;

ALEKSANDAR VUÇIÇ PRESIDENT I SERBISË: Biseda për sfidat aktuale në ‘Kosovë e Metohi’, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për rrugën evropiane të Serbisë, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Ndajmë të njëjtin përkushtim për të ardhmen e përbashkët, paqen dhe stabilitetin

Presidenti i Serbisë ka takuar përveç Ramës edhe presidentin e Francës Macron ndersa u shpreh se Lajçak dhe Escobar mund të shkojnë në Beograd javën e ardhshme. Sipas tij protestat në veri do të ndalen kur dorëhiqen kryetarët e katër komunave si dhe të largohen prej aty trupat policore kosovare.