Rama mesazh Kurtit: Unë kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi dhe hasmi i hapet dera
Nga Shkupi, Kryeministri Edi Rama thotë se është ende me shpresë që do të arrijë ta takojë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë. Në fjalën e tij, Rama i kujtoi Kurtit Kanunin, që edhe kur hasmi vjen në shtëpi, i hapet dera.
“Unë kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi dhe hasmi i hapet dera edhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, tha Rama.
Takimi me Kurtin është në pritje të konfirmimit nga ana e Kryeministrit të Kosovës pasi ky i fundit refuzon ta takojë në rrethana të tjera përveç se në mbledhjen e përbashkët mes 2 qeverive.